Si e ruajti pasionin gjatë karantinës? George Clooney zbulon çfarë i linte Amal poshtë jastëkut

Mediale Vip

Si e ruajti pasionin gjatë karantinës? George Clooney zbulon çfarë i linte Amal poshtë jastëkut

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:11
George Clooney dhe Amal

Aktori i njohur George Clooney rrëfeu se si arriti të ruante pasionin e tij për partneren Amal teksa të gjithë ishin të izoluar nga pandemia e koronavirusit.

Ylli 50-vjeçar zbuloi se ai dhe gruaja e tij Amal ende po i shkruajnë letra njëri-tjetrit, edhe pse kanë 4 vite të martuar. “Edhe tani, unë i shkruaj letrat dhe i lë në zyrën e saj ose ajo më shkruan dhe i lë nën jastëk. Unë i dua letrat. Kam letra nga Paul Neëman, Ëalter Cronkite dhe Gregory Peck. Mund të ketë të bëjë me brezin që i përkas dhe mund të mos jetë e njëjta tani, por ajo që ka rëndësi për mua është se dikush ulet dhe shkruan letrën për mua”, tha Clooney në intervistën për AARP.

Clooney gjithashtu foli për fëmijët e tij, duke shpjeguar pse zgjodhi emrat klasikë (Ella dhe Alexander) për binjakët në vend të diçkaje më të sofistikuar.

“Unë nuk doja emra të çuditshëm për fëmijët tanë. Është e sigurt se ata do të kenë shumë probleme më vonë, nuk është e lehtë të jesh djali i një personi të famshëm dhe të suksesshëm. Unë kam avantazhin që do të jem shumë më i madh kur djali im do të ndjejë nevojën për të garuar me mua, unë do të jem plakur atëherë”, shtoi Clooney.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat