Motra e Mariah Carey ka hedhur në gjyq këngëtaren për 1.25 milion dollar, duke pretenduar se kujtimet e dives së muzikës në ‘The Meaning Of Mariah Carey’ i shkaktoi ‘shqetësim të madh emocional’.
Alison u shpreh se Mariah gënjeu në rrëfimet në librin e saj ku akuzoi akuzoi motrën e saj se e drogoi dhe vëllain Morgan për abuzim kur ishte fëmijë.
Ajo shtoi se këngëtarja trilloi histori për të promovuar shitjet e librit të saj dhe nuk ofroi asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e saj.
Ylli i muzikës pretendoi se Alison i dha valium si edhe i hodhi çaj të nxehtë duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë, kur ishte 12 vjeç.
Alison tha se këngëtarja bëri akuza të pavërteta pavarësisht se e dinte dëmin që do t’i shkaktonte asaj, duke pasur parasysh traumën e saj personale, pas dhunës së ushtruar nga nëna e tyre, Patricia si edhe problemet shëndetësore.
Ajo gjithashtu tha se Mariah ishte në dijeni se motra e saj vuante nga shtylla kurrizore, çrregullime të tretjes, kishte dëmtim traumatik të trurit, probleme me kujtesën afatshkurtër dhe probleme të shikimit.
Alison shtoi se motra e saj e famshme ‘e përdori me keqdashje statusin e saj si një figurë publike për të sulmuar motrën e saj pa para’.
