Hailey Bieber duket se po shikon të nisë një buznees të bukurisë dhe po heq një faqe nga libri i lojërave të burrit të saj për të vënë rrotat në lëvizje.
Modelja, bashkëshorte e Justin Bieber, paraqiti dokumentet ligjore duke kërkuar të bllokojë të drejtat për “Rhode”, emrin me të cilin do t’i quajë produktet e saj të bukurisë, shkruan TMZ.
Rhode është emri i mesëm i Hailey, i cili është interesant, duke marrë parasysh se Bieber përdor emrin e tij të mesëm për linjën e tij të veshjeve, House of Drew. Si burri, si gruaja.
Sipas dokumenteve, të marra nga TMZ, Hailey po kërkon të përdorë Rhode në produkte bukurie dhe mirëqenieje, produkte dushi, kremra bukurie, produkte pastrimi personal, kozmetikë, aromë, kujdes për flokët dhe lëkurën.
Hailey u përpoq të shkonte në këtë rrugë më parë.
Ajo ka paraqitur dokumente të ngjashëm në të kaluarën për të siguruar të drejtat për “Bieber Beauty”, “Rhode Beauty”, “HB Beauty nga Hailey Bieber”, “HRBeauty”, “Dew Beauty” dhe “Dewy Beauty”, por asnjë prej tyre nuk u bë në të vërtetë ndonjëherë.