Vrasja e Albert Krasniqit javën e kaluar ka tronditur vendin, ngjarje për të cilën pati reagime të shumta.
Albertin e kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale shumë nga figurat e njohura të estradës ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja, Teuta Selimi.
Kjo e fundit, e cila duket se kishte raporte të mira me të ndjerin, ka shprehur ngushëllimet ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Pusho i qetë Albert shoku im”, ka shkruar ajo.
Alberti dyshohet se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi, i cili gjendet në paraburgim.