Pyetet për një fëmijë tjetër, Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësin: Prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë

Mediale Vip

Pyetet për një fëmijë tjetër, Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësin: Prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:59
Ledri me familje

Ajo gjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale e po ashtu edhe në faqet rozë.

Fjala është për partneren e reperit shqiptar, Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila u përfol mjaft shumë për periudhën e shtatzënisë, ndonëse në dhjetor u bë nënë për herë të parë.

E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë rreth gjërave që u interesojnë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

“Po me vëlla, kur do bëhet Poem”, ka qenë pyetja e parashtruar nga një ndjekës, ndërsa një përgjigje epike nuk mungoi as nga Sara.

“Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”, ka thënë ajo.

Theksojmë që Sara dhe Ledri u bënë prindër për herë të parë më 14 dhjetor të vitit që lamë pas të një vajze të quajtur, Poem Blu.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat