Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren e “Top Channel”, Luana Vjollcën.
Ajdin Morina kishte një vit e gjysmë që e përndiqte, ndërsa mbrëmjen e së hënës është parë afër pallatit ku jeton Luana. Policia ka marrë sinjalizim për këtë veprim të të riut dhe është vënë menjëherë në lëvizje, duke qenë se e kishte person të shpallur në kërkim. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Komisariatit nr. 1 kanë bërë arrestimin e tij në pikën kufitare të Morinës, në tentativë për t’u larguar në drejtim të Kosovës. Megjithëse është përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht nga 29-vjeçari, Luana Vjollca sërish ka pasur një lutje për policët, në momentin që është thirrur për të dhënë deklarimin e saj. Ajo u ka kërkuar atyre që të silleshin mirë me të riun nga Gjakova, paçka se ai e kishte shqetësuar aq shumë. “Ju lutem mos vini dorë”, u është drejtuar Luana efektivëve të Policisë në Komisariat.
KALLEZIMI
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Luana Vjollca, përfundoi në Prokurori disa ditë më parë për shkak të një personi që e përndiqte dhe i sillte shqetësime. Prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar e ka denoncuar këtë person në Prokurorinë e Tiranës, pasi është shprehur se i ishte kthyer në burim stresi. Burime nga Policia thanë se pas denoncimit që Vjollca kishte bërë në organet ligjzbatuese, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e të dyshuarit. Ky i fundit u arrestua dje, teksa tentonte të largohej në drejtim të Kosovës. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka TIRANE Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren e “Top Channel”, Luana Vjollcën. përndjekur një shtetase”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës.
INCIDENTET ME FANSAT
Para këtij rasti, Luana Vjollca është përballur edhe më herët me persona që e kanë përndjekur, shqetësuar, kërcënuar, madje në ndonjë rast kanë shkaktuar edhe incidente, duke u përplasur fizikisht e janë nxjerrë edhe armët. Një rast i tillë ndodhi në Tiranë më 12 prill të vitit 2017. Përveç shqetësimeve që i kishe shkaktuar që prej fundit të vitit 2016, fansi i saj është përleshur pasditen e datës 12 prill të 4 viteve më parë me të dashurin e moderatores. Madje ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë, në rast se Policia nuk do të ndërhynte në kohë për të arrestuar autorin e ngjarjes, i cili është kapur kur po tentonte të nxirrte nga çanta një pistoletë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë në atë kohë se në afërsi të një hoteli në Unazën e Re kanë arrestuar 32- vjeçarin Besmir Lila, me akuzën e përndjekjes, ndërhyrjes, armëmbajtjes pa leje dhe dëmtimeve të tjera me dashje. Ai akuzohet se ka përndjekur prej 4 muajsh Luana Vjollcën, ndërsa mbrëmjen e datës 12 prill ka goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë, të dashurin e saj Krenar Çoçaj, banues në Kosovë. “U arrestua në flagrancë shtetasi Besmir Lila, 32 vjeç, banues në fshatin Lundër, pasi përndjek shtetasen Luana Vjollca, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe te një hotel ka goditur me grusht shtetasin Krenar Çoçaj, 29 vjeç, banues në Kosovë. Nga kontrolli fizik, shtetasit Besmir Lila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës në njoftimin e vitit 2017.