Rikthimi i “Sex and the City” flet edhe për pandeminë COVID-19

Mediale Vip

Rikthimi i “Sex and the City” flet edhe për pandeminë COVID-19

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:02
“Sex and the City”

Sarah Jessica Parker zbulon se rikthimi i “Sex and the City” nuk do të injorojë pandeminë e koronavirusit.

Duke folur për Vanity Fair, Parker renditi një numër gjërash që regjisorët po konsiderojnë ndërsa shkruajnë serinë, e cila do të shfaq gjithashtu kthimin e Cynthia Nixon dhe Kristin Davis

Pandemia do të jetë “padyshim pjesë e rrëfimit sepse aty është qyteti [këta personazhe] jetojnë”, i tha Parker botimit, duke shtuar, “kam shumë besim që regjisorët do t’i shqyrtojnë të gjitha”.

Shfaqja, e titulluar, “And just like that”, do të paraqesë gratë, të cilat tani do të jenë në të 50-at e tyre.

“Unë mendoj se Cynthia, Kristin dhe unë jemi të gjithë të ngazëllyer për kohën që ka kaluar”, tha Parker.

“E dini, kush janë ata në këtë botë tani? A janë përshtatur? Çfarë pjesë kanë luajtur? Ku kanë rënë shkurt si gra, si shoqe dhe si po e gjejnë rrugën e tyre? A lëvizën me vrull? A janë ata disa njerëz që janë të hutuar, të kërcënuar, nervozë (nga ajo që po ndodh në botë)? Unë jam kaq kurioze dhe e ngazëllyer për të parë se si regjisorët i imagjinojnë këto gra sot”, shtoi jao.

Parker tha se seriali do të trajtojë gjithashtu karrierën e Carrie Bradshaw si shkrimtare, sensin e saj të modës dhe marrëdhëniet e saj me rrjete sociale.

Shfaqja do të përfshijë 10 episode gjysmë ore dhe do të jetë prodhimi ekzekutiv nga Michael Patrick King

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat