Partneri i aktores vazhdimisht po i shpreh dashurinë e madhe me veprime të vogla.
Adriana Matoshi dhe Keith po shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Partneri i aktores po shihet tejet i përkushtuar ndaj saj.
Së fundi, ka publikuar një imazh të Adrianës në storyn e tij në Instagram teksa i bërë tag duke i vendosur edhe një emotikon trëndafil me ngjyrë të kuqe.
Siç duket i ka pëlqyer kjo fotografi e saj aq shumë sa për ta vendosur në Instagramin e tij.
Ndryshe, Adriana Matoshi po vazhdon fushatën e saj për zgjedhjet e 14 shkurtit ku po garon si deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.