La në mes garën për ‘princin’, Flavia zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Love Story”

Mediale Vip

La në mes garën për ‘princin’, Flavia zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga “Love Story”

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Flavia, Saimiri

Shumë vajza që nisën rrugëtimin në “Love Story” hoqën vetë dorë nga programi, duke humbur shanset për të fituar dashurinë e Saimrit. Rasti më i fundi ishte ai i Enxhëll, e cila u shpreh se nuk mund të vazhdonte më të shikonte Saimirin duke u puthur me vajza të tjera. Mirëpo një javë më vonë ajo kërkoi mes lotësh të rikthehej sërish në program, teksa u shpreh se vendimin e saj e kishte marrë nën një presion dhe ngarkesë të madhe emocionale.

Ndërkohë princi modern e mori vendimin e tij ditën e hënë. Ai u shpreh se do të fokusohej në vazhdim tek vajzat e tjera dhe la të kuptohej se nuk dëshiron që Enxhëll të jetë sërish pjesë e emisionit.

Mirëpo, një tjetër vajzë mbrëmjen e hënë i surprizoi të gjithë. Flavia vendosi të hiqte vetë dorë nga gara, duke u shprehur se i janë zbehur ndjenjat për Saimrin.

“Mendova të ta lehtësoj pak natën e sotme. Duke parë raportin mes teje dhe vajzave të tjera, kam kuptuar që më është zbehur pak pëlqimi ndaj teje, kështu që do ishte e kotë që unë të moshtroja veten dhe ndjenjat e mia.

Kam vendosur të heq dorë nga ky rrugëtim dhe shpresoj që në fund ti të përfundosh me një vajzë sepse je djalë shumë i mirë”, deklaroi Flavia.

Për “Daily Love Story”, Flavia ka treguar arsyen e vërtetë të largimit nga emisioni.

“Nuk përshtateshim aq shumë. Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vetë si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat