“Shifra më e madhe ka qenë...”, këngëtari i njohur zbulon mbrëmjen në Laç: Hidhej leku letër

Mediale Vip

“Shifra më e madhe ka qenë...”, këngëtari i njohur zbulon mbrëmjen në Laç: Hidhej leku letër

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Rati

Këngëtari i njohur, Rati është rikthyer në tregun muzikor me një baladë pas 15-vitesh. “Nostalgjia” është titulli i këngës, videoklipi i të cilit është xhiruar në Stamboll.

 “15 vite që rikthehem me baladë, e fundit ka qenë ‘Një medalje ka dy anë’. Teksti është punuar nga Edlir Begolli, ndërsa klipi është xhiruar në Stamboll. Është shumë e vështirë të xhirosh me njerëz se një pjesë nuk kanë qejf të dalin, një pjesë po, varet sipas skenarit. Mua më ngjisin baladat, u bën shumë vite që s’kam bërë, po erdhi koha të rikthehesha. Faktikisht në treg janë më shumë ritmiket, por për një thyerje duhen baladat”, tha ai.

Gjithashtu Rati u shpreh se i mungojnë mbrëmjet me muzikë live, duke zbuluar se shifra më e madhe që ka fituar ka qenë 100 milionë lekë në Laç.

“Më ka marrë mall për kohën kur hidhej leku letër. Jo vetëm mua,  po të gjithë artistët e live për kohën kur nisje dhe hidhej leku nga lart. Shifra më e madhe që kam fituar është 100 milionë lekë me gjithë grupin në Laç. I përshëndes shumë ‘naçut”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat