Armina Mevlani shprehu edhe njëhre dëshirën për një fëmijë në intervistën virtuale me fansat.
Megjithëse kjo nuk është hera e parë që bloggerja i përgjigjet asaj pyetjeje, fansat janë gjithmonë kuriozë nëse diçka ka ndryshuar në planet e saj.
“A do të ngelësh shtatzënë vitin që vjen?”, e pyet dikush dhe Armina nuk nguron të rrëfejë se dëshira e saj është e madhe. “I dua bebat. Dua që të ngel shtatzënë, por kur Zoti të vendosë. Nuk e di nëse do ndodhë këtë vit apo tjetrin”, ka shpjeguar ajo.
Pas kaq vitesh lidhje me Shkëlzenin është me vend që dëshirat e planet e tyre të përfshijnë edhe fëmijët. Të shohim si do shkojnë gjërat e nëse dëshira e Arminës do bëhet realitet shpejt.