Gigi Hadid duket për mrekulli në paraqitjen e fundit.
Gigi Hadid pak kohë pas lindjes së vajzës i është rikthyer punës aktive në profesion.
Ajo madje ka rikthyer edhe linjat e mëparshme trupore dhe shfaqet në formë shumë të mirë në paraqitjet e fundit.
Modelja, së fundi ka pozuar për “Vogue”, ku u shfaq atraktive e veshur me një fustan të bardhë elegant dhe me flokë të lëshuara në kraharor.
Motra e saj, modelja Bella Hadid u shpreh krenare me Gigin, ndërsa përmes një postimi tha se për të gjithë ata që nuk besojnë, floku i saj është i vërtetë.
“Të dua motra ime, super-gruaja ime personale”, shkruan ndër të tjera Bella.