Para disa ditësh Stresi bëri një reagim të gjatë në rrjete sociale, pas bujës së madhe që shkaktuan fotot e Teas dhe Beartit si çift. Reperi vuri theksin tek fakti se televizionet shqiptare ju japin rëndësi figurave që nuk ofrojnë asgjë, por që kanë shumë ndikim tek publiku. Ai u shpreh se programet si “Për’puthen” nuk janë aspak edukativ, duke dhënë modele që nuk duhen ndjekur në asnjë lloj mënyre nga brezi i ri.
Ndërkohë sot reperi i ka drejtuar një mesazh Teas, shqiptarëve dhe produksioneve si “Për’puthen”. Reperi ka shprehur keqardhjen për situatën që po kalon ish-konkurrentja dhe që shqiptarët nuk kanë hall më të madh se mashtrimi që ju bënë Tea me Andin. Nga ana tjetër ai ju ka bërë një thirrje produksioneve si “Për’puthen” dhe emisioneve shqiptare që t’ju japin më shumë zë vajzave dhe djemve të thjeshtë e jo bukurosheve fallco, siç i quan reperi.
Postimi i plotë i Stresit
“Tea(Perputhen)
Më vjen keq për situatën jo të mirë që po kalon, edhe pse më duhet të them se je deri diku fajtore, por jo e vetmja. Është trishtuese që po të bombardojnë me fjalë, nga më ofendueset, por më vjeen shumë keq për këtë “zhgënjim të madhë”, që pesëqindëmijë, apo shtatëqindëmilionë… ku e di unë se sa shqipëtarë nuk paskan patur e nuk kanë asnjë hall tjetër, por vetëm zhgënjimin që i bëre ti Andit !
Se janë pa shpi, se po humbin për ditë njerëz nga Covid 19, se po përmbytën toka e shtëpi… po rreshqet dhe dheu po u del në rrugë, se rrinë pa drita apo pa ujë, nuk dashkan të dikan fare për zhgënjim… por që e tradhëtove ti atë djalin, Andin.
Unë as e imagjinoj të ndjek këto lloj tymuesesh, që i hedhin për të na hedhur hi syve, për këtë realitet të hidhur që po jetojmë !
Shqipëtarët, tashmë janë mësuar me TV- të tona, ku asgjë nuk është e vërtetë… çdo gjë është e kundërtae realitetit !!
Pse ti Tea u mërzite aq tepër dhe tani po del duke qarë e duke fajësuar të tjerët… si kujtove ti se atë famë me çfarë do ta merrje, përvecëse duke plotësuar ato kontratat e frikëshme, si thua ti.
Më tepër habitem nga ky zhgënjim i shqiptarëve, se sa llogjika jote për tu futur në këto emisione fallco, duke mos treguar aty asgjë…po asgjë fare vetëm sharje, ofendime, grushta e shqelma !
– Pse kështu e gjen rinia burrin e jetës, si thua ti, Tea ?!
Pse nëpër këto produksione nuk merren vajza të thjeshta nga fshati, nga provinca të thella e djem të thjeshtë, që për një arsye apo tjetër, nuk kanë mundur të gjejnë një njeri në jetën e tyre, nuk do t’ishte turp…mund të njihen dhe me një produksion televiziv, po na servirni gjithëmonë femra moderne, me bark perjasht e të lyera e të zhgërryera, shumica silikon e botox dhe djem të palestruar e të fryrë si me pompë, por me sjellje vullgare… kaq budallenjë ju dukemi ne shqiptarët këtyre !!
Tregoni Shqipërinë e vëtetë, atë që është, me njerëz të thjeshtë, me vajza që ju duhet të punojnë e ndonjëherë harrojnë të krehin flokët e tyre… Me djem që punojnë në ndërtim gjithë ditën, për pak lekë e marrin atë çesen e bukës në dorë, ikin në punë.
Këto jemi në të vërtetë, bollë më me bukuroshe falso, që promovuan shalet përja”