Flavia ishte konkurrentja që vendosi të veteliminohej nga spektakli “Love Story”, pak para se Saimiri të niste të shpërndante trëndafilat, mbrëmjen e 12-të të spektaklit.
Ajo tha se ndjesitë në lidhje me Saimirin i kishin ndryshuar dhe se nuk ndihej më mirë për të vazhduar, kështu që mendonte se zgjidhja më e mirë ishte të largohej.
Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Flavia tha se ndihet ende e paplotësuar dhe nuk është në të njëjtin stad jete si Saimiri.
“Ishte një vendim që unë pak a shumë e kisha menduar dhe mendoj se është i drejti. Është e kotë që unë të mashtroj veten time në radhë të parë. Kështu që ndjenjat nuk kontrollohen dot dhe mora këtë vendim".
Po si erdhi ky vendim i Flavias, pse mendon se u ftoh ajo me Saimirin?
Nuk përshtateshim aq shumë. Nuk jam në të njëjtin stad të jetës me Saimirin. Jam akoma e paplotësuar. Duhet të plotësohem njëherë vet si femër, si karakter, pastaj të mendoj për partnerin.
Tani që Flavia nuk është më pjesë e “Love Story”, më shumë pranë Saimirit shikon Xhesin: “Ajo është në dorën e Saimirit, por unë me Xhesin do kisha dëshirë të përfundonte” – thotë ajo.