Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, i është gëzuar suksesit të Blerta Bashollit me filmin e titulluar “Hive”.
Në llogarinë e saj në Instagram Rita Ora e ka shpërndarë pllakatin e filmit “Hive” dhe ka shkruar “Yes”.
Kujtojmë se projekti kinematografik që në rol kryesor ka Yllka Gashin, ka rrëmbyer tre çmime.
Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/04/auto_1234-41612477362.jpg)