Gigi Hadid rrëfehet për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës

Mediale Vip

Gigi Hadid rrëfehet për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:20
Zayn Malik, Gigi Hadid

Gigi Hadid ka pozuar për herë të parë pas lindjes së vogëlushes, Khai, për kopertinën e revistës “Vogue”. Në imazhet e publikuara modelja duket në formë perfekte fizike dhe ka treguar të gjitha detajet që nuk i dinim për ardhjen në jetë të vogëlushes.

Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani në 20 shtator. Gigi ka treguar se në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente. Ajo e ka përshkruar këtë eksperiencë si një çmenduri e vërtetë dhe ka shpjeguar me detaje se si erdhi në jetë e vogla.

“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: ‘Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”, tregoi Gigi.

Ajo ka shtuar se njëkoësisht shikonte sa të terrorizuar ishin familajrët e saj, por se sa krenar ishin për përpjekjet e saj. Gigi ka rrëfyer se vogëlushen e ka pritur i pari Zayn, sepse ajo nuk mund ta ndjente nëse kishte lindur apo jo.

“Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme”, ka thënë Gigi.

“Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht”, është shprehur modelja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat