Me siguri ky 5 shkurt ku këngëtarja Çiljeta dhe i biri Fernando festojnë në të njëjtën ditë ditëlindjen, nuk do të ketë shkëlqimin e çdo viti.
Tre ditë më parë artistja humbi të atin si pasojë e infektimit me Covid, ndaj kjo ditëlindje e gjeti Çiljetën me një boshllëk të madh.
Por një dhuratë nga ato më romantiket ka mbërritur këtë mëngjes në adresë të shoëgirl-it shqiptar; dhe dërguesi ishte Albani, partneri me të cilin Çiljeta po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie.
Prej ditës së sotme, në qiellin e paanë një yll që shkëlqen mban emrin Çiljeta dhe ky është dedikimi i Albanit që jo shpesh di të jetë romantik, ama kur është kujdeset të dhurojë emocionione të forta.
“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush mendjen me kaq dashuri. Dhurata më e bukur”; ka shkruar vajza e ditëlindjes përbri fotos ku duket certifikata e yllit që mban emrin Çiljeta.