Këngëtari Arian Agushi, ka vizitua pas 3 vitesh Preshevën.
Gjatë vizitës së tij, ai ka vizituar edhe varrin e babait të tij.
Gold AG i njohur me emrin artistik, thotë se nuk e ndjeu erën e Preshevës gjatë kësaj vizite.
Agushi te varri i babait të tij, i ka treguar edhe për djalin e tij Guerilin.
Postimi i plotë:
Mirë se t’gjeta babë ❤️ M’fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës.
Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua.
Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë. Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund ?