Ana Kauri pranoi befasinë e këndshme nga një nga konkurrentët.
Gjatë ditës së djeshme, Arjan Konomi bëri të ditur se Bora Zemani është infektuar me COVID-19.
Gjatë mungesës së moderatores në emision, atë do ta zëvendësojnë vajzat konkurrente të “Përputhen”.
Dje dhe sot punantat i ka prezantuar Ana Kauri, e cila në hapje të emisionit u befasua me një buqetë me lule.
Ajo mbeti pa tekst nga kjo befasi që iu bë, ku ‘personi anonim’ i kërkoi një vallëzim, e në fund doli që ai ishte Rinian Leka.
Ana dhe Riniani bënë një vallëzim të bukur, teksa konkurrentja kishte mbetur tërësisht pa fjalë nga kjo befasi.