Blero dhe Afrona festojnë një datë të rëndësishme.
Blero Muharremi dhe Afrona Dika përmes disa postimeve, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të ditur se po festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.
Dyshja shkruan fjalë dashurie dedikuar njëri-tjetrit, ndërsa nuk munguan as fotografitë.
Mbrëmjen e sontme, Blero dhe Afrona me anë të një postimi treguan se po shijojnë një darkë romantike së bashku.
“E dashur Per shume e shume vite bashke. Të dua deri në hënë dhe prapa @afronadika“, shkruan këngëtari.
Kujtojmë se Blero dhe Afrona më 2019 kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
