Motrat Mustafa kanë shprehur ngushëllime për këngëtarin e njohur.
Këngëtari Rifat Kida ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar, në moshën 51 vjeçare.
Kida kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë, e cila ia mori jetën në moshë ende të re, ndërsa ka lënë pas karrierë të gjatë në muzikë.
Familjarë, miq e kolegë, shprehen të pikëlluar për humbjen e Rifatit, mes tyre edhe motrat Mustafa, ngushëlluan familjen Kida.
“Sa shume u gezove kur erdhem ne Dallas. Na prite e na percolle me zemren plot. Me te thon ty lamtumir miku e kolegu yn Rifat Kida qenka e veshtir. Te qofte i lehte dheu i Kosoves. Ngushellime Resmije”, shkruajnë ato.
Këngëtarit i jepet sot lamtumira e fundit në vendlindjen e tij në Gjakovë.