Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Rifat Kida.
Këngëtari i njohur kosovar, Rifat Kida, ka ndërruar jetë në moshën 51- vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga motra e tij, Resmija, përmes një postimi në Facebook, ku edhe njoftoi detajet e ceremonisë së varrimit.
Sipas familjes, Kida kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk mundi t’i mbijetojë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Cërmjan, të Gjakovës.
Kujtojmë se Rifat Kida njihej për këngët bashkë me motrën Resmijen, me të cilën këndoi për vite me radhë.
