Getinjo ka ndarë me ndjekësit disa sekuenca të këngës së re.
Një bashkëpunim i ri pritet të publikohet mes dy emrave të njohur të estradës.
Bëhet fjalë për reperët Stresi dhe Getinjo, të cilët kanë bashkuar forcat për këngën e re.
“S’jam dorëzu”, titullohet kënga e re e dy artistëve, e cila pritet të publikohet shumë shpejt e shoqëruar edhe me klip.
Së fundi, ishte Getinjo ai i cili ka ndarë një video të shkurtër në Instagram, ku zbulon një pjesë të kësaj kënge.