Tyga shfaqet duke u shëtitur në Malibu me një vajzë misterioze

Mediale Vip

Tyga shfaqet duke u shëtitur në Malibu me një vajzë misterioze

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 19:47
Tyga

Ai ishte tejet i popullarizuar për audiencën e gjerë për shkak të lidhjes me Kylie Jenner.

Pas disa krisjeve të kishin në marrëdhënien e tyre, çifti kishin vendosur që të ndaheshin në vitin 2017, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, rep-artisti i njohur është parë duke u shëtitur në Malibu, derisa shijonte kohën nën shoqërinë e një vajze.

31-vjeçari së pari u pa në një makina luksoze, derisa pranë tij qëndronte edhe vajza misterioze.

Image

Ai padyshim që ishte i veshur përplot stil, ndërsa më shumë mori vëmendje xhaketa prej lëkure, me përmasa më të mëdha.

Shëtitja e Tyga vjen pas raporteve që Kylie thuhet se po pajtohet me Travis Scott pasi çifti janë ‘ende çmendurisht të dashuruar’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat