Infektimi me COVID-19 i aktorit Tom Hanks ndryshoi perceptimin e njerëzve për sëmundjen

Mediale Vip

Infektimi me COVID-19 i aktorit Tom Hanks ndryshoi perceptimin e njerëzve për sëmundjen

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Tom Hanks

Një studim ka gjetur se shumë individë e kanë marrë më seriozisht COVID-19 pasi aktori Tom Hanks kishte rezultuar pozitiv në mars të 2020-s.

Studime përfshin 682 njerëz të cilët përgjigjen rreth sjelljes dhe mendimit të tyre ndaj koronavirusit pas infektimit të Hanksit. 90 për qind prej tyre kishin marrë vesh për të nëpërmjet rrjeteve sociale.

Afër gjysma e tyre të cilët e dinin se Hanks ishte infektuar, kishin ndryshuar perceptimin për COVID-19. Shumica e pjesëmarrësve në studim thanë se virusi u dukej më serioz pas rastit të Hanksit, ndërsa një prej tyre tha se kishte ndjerë “panik” për shkak se Hanksi ishte i pasur dhe i mbrojtur, shkruan huffpost. “Nëse ai infektohet, çdokush mund të infektohet”.

Studimi sugjeron që në të ardhmen të famshmit, si Hanks, mund të jenë zëra të fuqishëm në fushata për të luftuar sëmundjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat