Ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka prezantuar ditën e sotme bashkëshortin e saj, Ligor Nikolla. Ish ministrja ka treguar me detaje për njohjen me bashkëshortin si dhe vështirësitë që hasën në rrugëtimin e tyre, pasi Ligori jetonte dhe studionte jashtë shtetit.
“Ne kemi 35 vite që jemi njohur. Lindita ka patur mbesën time në një klasë kanë qenë shoqe, Lindita kishte njohur të gjithë famijen time përveç meje, sidomos nënën time me të cilën jetoja unë, nëna e kishte pëlqyer shumë”, shprehet bashkëshorti i saj.
Ndërkohë Lindita vijon me rrëfimin: Shkoja shpesh sepse kishte një shtëpi të bukur private dhe shumë lule për të cilat kujdesej nëna e Ligorit, por edhe një qershi të mirë edhe shpesh me mbesën e Ligorit, shoqen time, shkonim atje edhe për lule edhe për të provuar qershitë e ëmbla. Është e vërtetë, njihja tërë fisin, por jo të zotin e punës. Mendoja se ai ishte i madh në moshë, nga këta shkencëtarët që janë të dhënë pas studimeve dhe ka mbetur një beqar i stazhinuar siç quheshin në atë kohë, në fakt fare rastësisht mësoav se ai ishte vetëm 28 vjeç në atë kohë, dhe kishte qenë djali që kishte diferencë me vëllain e tij. Takimet e para nuk është se u nisëm hajde ti hymë kësaj pune.Vija vetëm 1 muaj në verë, për 5 vite.”
“Në vitin e dytë të studimeve jemi njohur. Vinte shumë pak dhe unë që fillova të ndjeja padyshim por më kujtohet porosia e tim eti teksa i konfidoja që kisha njohur një djalë dhe familjen më tha besimin e babait mos ndoshat është Franca ajo që të ka kthyer vëmendjen tek ky djalë por e vërteta është krejt ndryshe.Ajo që veçova teka ai është se unë gjeta shpirtin binjak, dhe gjëra të përbashkëta në të konceptuarit e jetës,dhe atë ndjenjën që nuk merr parasysh asgjë. Kam insistuar shumë të thoshte të dua, të mos rrinte pas fjalëve të nënës apo të tjerëve”, është shprehur ajo ndër të tjera.
Gjithashtu ka treguar se vështirësia në njohjen e tyre ka qenë largësia, bashkëshorti i saj u shpreh se kalonin edhe 6 muaj pa u parë dhe pa kominkuar pasi nuk kishte telefon asokohe dhe vetëm shkëmbenin letra.