Princi Harry dhe James Corden së fundmi janë parë së bahku duke filmuar një projekt të ri misterioz.
Prezantuesi i “Late Late Show” u shoqërua me ish-anëtarin e familjes mbretërore në një autobus dykatësh të hapur në Los Angeles.
Autobusi u pa të dilte nga pjesa e CBS, ku filmohet shfaqja e James, rreth mesditës dhe u shoqërua nga 3 kamera dhe gjithashtu policia.
Duke buzëqeshur në diell, Harry ishte ulur dy metra larg James për të respektuar masat e distancimit shoqëror.
Ai veshi një triko blu me mëngë të shkurtra dhe bisedoi me mikun e tij të vjetër.
Është e paqartë për çfarë saktësisht po xhironin, veçanërisht pasi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle, dukesha e Sussex, kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix për dokumentarë dhe filma.
Harry dhe James, i cili u nominua për një çmim ‘Golden Globe’, janë miq të vjetër, me komikun dhe prezantuesin të ftuar në dasmën mbretërore në 2018 me gruan e tij, Julia Carey.
Ndërkohë, çifti kohët e fundit u hapën në lidhje me marrëveshjen e tyre të re me gjigantin – Netflix.
“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon por gjithashtu jep shpresë”, deklaruan ata.
“Si prindër të rinj, bërja e një programi frymëzues familjar është gjithashtu e rëndësishme për ne”.