Edhe pse vera ende nuk ka ardhur artistët e estradës shqiptare nuk po i ndalon asgjë që të nisin pushimet.
Përveç që po nisin pushimet, ata po vizitojnë edhe vende luksoze të cilat puna në Kosovë dhe pagesat mujore nuk i paguajnë.
Ende pa filluar vera, disa nga fytyrat publike kanë ikur në shtete të huaja dhe këtë po e tregojnë përmes postimeve të tyre në rrjete sociale duke publikuar fotografi dhe video.
Rikujtojmë, modelen e njohur shqiptare Kejvina Kthella e cila javën e kaluar ishte bërë një nga emrat e komentuar të mediave rozë pasi kishte shkuar në Dubai.
Përpos plazhit të cilin e shijonte, pushimet në hotele luksoze ajo publikonte momente edhe nga klubet e natës. Në një video të publikuar u pa duke thyer edhe pjata për të cilat nuk zbuloi arsyen por me siguri nga luksi i tepërt dhe ndeja nuk është kursyer në pjata.
Megjithatë, Kejvinës nuk i munguan fotografitë joshëse të cilat i publikonte dhe merr komente të shumta nga ndjekësit të cilët jepnin kritika rreth vizitave të shpeshta të saj në Dubai.
Tutje, Rovena Stefa është këngëtarja shqiptare e cila ka kohë që po qëndron pikërisht në Dubai dhe vazhdimisht publikon postime nga momentet që po kalon atje. Me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram ajo njoftoj fansat se është në xhirime të ndonjë projekti muzikor. Edhe Rovenës nuk po i mungojnë pozat joshëse nga plazhet e Dubait.
Ditën e djeshme në Dubai është nisur edhe këngëtari Trim Ademi i njohur si Capital T, derisa sot ka publikuar fotografi nga atje duke i shoqëruar me thënie motivuese.
“Jeta është me të vërtetë e thjeshtë, por ne insistojmë ta bëjmë atë të komplikuar”, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografive të fundit që ka postuar.
Megjithatë pothuajse të gjithë nga estrada shqiptare si destinacion për pushime kanë zgjedhur Dubain e njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar theksojmë lajmet për aktoret Arta Nitaj dhe Arta Elezaj vizita e tyre në Dubai kishin bërë bujë dhe ajo se çka vihej në pikëpyetje ishte se nga kush financohen bukuroshet për vizita të shtrenjta në vende luksoze.