Këngëtarja ka publikuar fotografi nga studio.
Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do lansojë projektin e ri pas suksesit me këngën “Drunk”.
Në storyn e saj në Instagram, Kida ka postuar një imazh në të cilin shihet mikrofoni i studios.
“Shoku im më i mirë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.
Ndryshe, artistja shqiptare një muaj më parë ka realizuar videoklipin e fundit që deri më tani ka arritur 12 milionë shikime në YouTube.