Avril Lavigne është në një lidhje të re me Mod Sun, pas bashkëpunimit të tyre për ‘Flames’.
Lajmi është konfirmuar nga burime pranë tyre për ‘Us Weekly’, por detaji që ju kishte shpëtuar shumë njerëzve ishte fakti që Mod Sun ka bërë një tatoo në qafë me emrin e këngëtares.
Djaloshi në fjalë është 33 vjeç dhe më parë ka qenë i lidhur me Bella Throne, një lidhje shumë e komentuar në media, sepse ata u fejuan, martuan dhe divorcuan brenda 15 muajsh.
Raporti i dy të rinjve sapo ka nisur, por dukshëm janë goxha të lidhur me njëri-tjetrin përderisa Mod Sun ka bërë një tatoo dedikuar Avril.