Dardha bie nën dardhë dhe si të tillë na e merr mendja se dhe vogëlushet e Aurela Gaçes gëzojnë talente njësoj si mami.
Përveç muzikës, vajza e madhe, Grace duket se gëzon një tjetër pasion.
“-Grace hajde të hash bukë!
-Ja ma sa të mbaroj pingun.
Keçen mama keçen. Puna e Grace me plastelinë. Punë arti”, ka shkruar Gaçe krah fotos dhe videos ku ka zbuluar dhe pinguinin e formuar nga vajza.
Aurela nuk e ka fshehur kënaqësinë e një momenti të tillë, kur sheh se si talentet e vajzave rriten çdo ditë së bashku me to.