Ja kreatori shqiptar i cili realizoi veshjen e veçantë kombëtare për Rita Orën

Mediale Vip

Ja kreatori shqiptar i cili realizoi veshjen e veçantë kombëtare për Rita Orën

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 00:00
Rita Ora

Rita Ora sapo zbuloi se po vjen me veshje kombëtare në klipin e ri.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po rikthehet pas një pauze të gjatë.

Artistja ka bërë të ditur se po vjen me një këngë të re, e cila titullohet “Bang” dhe vjen në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo sot suprizoi fansat e saj kur zbuloi disa sekuenca të klipit dhe shihet se veshja e saj është ajo tradicionale shqiptare ku Rita do të paraqitet në videoklipin e këngës.

Përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka ndarë një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet pas 4 ditësh.

Ndërsa pak më parë u ditur se stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ishte ai i cili krijoi këtë kryevepër për t’iu përshtatur asaj që këngëtarja ka bërë për vendin tonë.

“Rita Ora – krenaria dhe gëzimi i popullit shqiptar – së pari hapi dyert tona për botën dhe vendosi Kosovën në hartë. Edhe këtë herë, ajo po vazhdon të shkëlqejë dhe të na bëjë krenarë”.

“Për këtë projekt, ajo më tha se donte t’i “tregonte të gjithëve stilin tonë tradicional dhe etnografik”, kështu që unë krijova këtë kryevepër për t’iu përshtatur gravitetit të asaj që ajo ka bërë për vendin tonë”, shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat