Zgjodhi veshjen tradicionale në klip, Rita Ora: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

Mediale Vip

Zgjodhi veshjen tradicionale në klip, Rita Ora: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Rita Ora

Rita Ora me krenari zgjodhi të shfaqet me veshje kombëtare në klip.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundi publikoi disa sekuenca të klipit të ri.

Në sekuencat e videos që e paralajmëron klipin, Rita shihet e veshur me veshje tradicionale.

Image

Kjo gjë u prit shumë mirë nga shqiptarët anë e mbarë botës, ndërsa është punuar nga kreatori Valdrin Sahiti.

Përmes një postimi, Rita falënderoi kreatorin për këtë veshje, teksa thekson se vjen pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë.

“Valdrin Sahiti, ju e keni ‘mbytur’ këtë. Faleminderit. Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë”, shkruan ajo.

Ndryshe, kënga e re e Rita Orës me titull “Bang”, pritet të publikohet më 12 shkurt. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat