Natalia Bryant nënshkroi kontratën me një kompani të madhe modelingu dhe nëna e saj krenare duket shumë krenare për të bijën.
Nëna e Natalias ribotoi njoftimin së bashku me një foto artistike bardh e zi të adoleshentes.
18-vjeçarja është gati të jetë në qendër të vëmendjes si modele. Vajza e të ndjerit Kobe Bryant i është bashkuar kompanisë IMG Models, dhe nëna e saj Vanessa Bryant, ndau lajmin e gëzuar në faqen e saj në Instagram. Në një ‘repost’ nga agjencia, 38-vjeçarja, tregoi një foto bardh e zi dhe e shoqëroi me mesazhin e ëmbël.
Ndjekësit e Vanesës e kanë pëlqyer këtë njoftim dhe janë gati ta ndjekin Natalian në këtë rrugëtim. “Urime bukuroshe Natalia! Sa emocionuese”,” shkroi një ndjekës ndërsa një tjetër thoshte, “Një lajm i mrekullueshëm!! Urime vogëlushe, mezi po presim të shohim se çfarë të pret përpara“.
Modelet e famshme si Cindy Crawford dhe Gigi Hadid gjithashtu komentuan.