Sindi dhe Murati janë ndër çiftet më të pëlqyer në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.
Të dy janë mjaft të komentuar edhe për takimet që zhvillojnë së bashku.
Në edicionin e djeshëm të këtij emisioni, Sindi u shpreh se është shumë e kënaqur me takimin me Elvisin.
E derisa ajo fliste për këtë takim dhe për zgjedhjen e ardhshme që do të bënte, Murati u vu në siklet.
Po pikërisht ky i fundit ishte zgjidhja e Sindit.
Sindi: Takimi i dytë me Locon është një ndër takimet më të mira që unë i kam pasur dhe sigurisht surpriza e trëndafilave unë e vlerësoj shumë. Më ka ngelur një fiksim se dua të shoh një takim tjetër mes nesh është Murati.
Murati: Në një moment thash që po e zgjedh përsëri Locon.