Shkurte Fejza solli projektin e parë për këtë vit.
Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Gurët e sokakut”.
Këtë projekt, artistja e shoqëroi edhe me videoklip, në të cilin shfaqet e veshur me veshje kombëtare ashtu si pothuajse çdo herë.
Mix/masterin e kësaj kënge e bëri Shpetim Saraqi, orkestrimin Gojard Kodra, ndërsa klipin e punoi Motion Production.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Shkurte Fejza me titull “Gurët e sokakut”.