Ashley Benson është ndarë me të dashurin G-Eazy.
Ashley e dinte që në fillim tipin flirtues të G-Easy dhe nuk e preferonte këtë gjë tek ai, të paktën jo nëse lidhja do të niste të bëhej serioze
Mirëpo kjo gjë ndodhi dhe në pamundësi për të ndryshuar partnerin, Ashley ka vendosur t’i japë fund lidhjes së tyre
Burime për “E!News” tregojnë se Ashley e ndjente se reperi nuk ishte totalisht i përkushtuar ndaj saj dhe se kjo marrëdhënie nuk mund të vazhdonte më gjatë.
“Ashley-t s’i pëlqente mënyra se si ai vepronte rreth saj. Kimia mes tyre s’dukej më dhe ajo i tha se gjithçka ka marrë fund.”- tregoi burimi.
Gjithashtu, “Insider” ka treguar se pavarësisht faktit se Ashley ishte e vetëdijshme për këtë, ajo nisi të kishte hezitime, vetëm kur lidhja nisi të bëhej serioze dhe e ka përshkruar reperin si “i njëjti djalë që ka qenë gjithmonë”.