Valdrin Sahiti ka uruar bashkëshorten e tij me rastin e ditëlindjes dhe gjejeni çfarë, çifti pret një tjetër bebe.
Në ditën më speciale, stilisti e jep lajmin krah fjalëve të ëmbla dedikuar dashurisë së jetës.
“Urime ditëlindjen për dashurinë tonë të jetës. Faleminderit që na do e na duron të dyve çdo ditë, me kërkesa e ankesa. E faleminderit shumë që kësaj fotografie shpejt do t’i shtosh edhe një beb”, ka shkruar ai.
Çifti i njohur janë prindër të një vajze, së shpejti me siguri do zbulohet edhe gjinia e bebit të dytë apo detaje të tjera që kuriozojnë publikun.
