Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, është një ndër fëmijët më të njohur në mbarë botën dhe rol në famën e saj nuk luajnë vetëm prindërit!
North ka një tip aq të shkathët e çapkën, sa i ka bërë të gjithë për vete. Kim ka një lidhje të veçantë me të bijën, të cilës që në moshë të vogël i ka dhënë lirshmëri të madhe në të veshur, në makeup e gjithçka tjetër.
Ndaj, North ka fituar kaq shumë pavarësi sa sillet tashmë si një vajzë e rritur. Madje, edhe pikturën e fundit të saj e ka realizuar si një vajzë e rritur.
Kim ndau në InstaStory një foto të veprës së artit të North, një pikturë fantastike natyre që na la me gojë hapur!
“Artistja ime e vogël North”- shkroi Kim krahas pikturës ku fare qartë dallohej edhe emri i North shkruar në cepin e djathtë.
Mirëpo, asnjë person i vetëm në internet nuk e beson se kjo pikturë është realizuar nga vetë North.
Në Twitter kanë shpërthyer statuset dhe memet për Kim-in dhe faktin se ajo dëshiron t’u hedhë hi syve të gjithëve me talentin e supozuar të North.
“Duhet të punoja, po nuk ndaloj dot së menduari se si North West NUK e pikturoi këtë.”- shkroi dikush.
“S’e besoja se Kim do përfitonte nga vajza e saj 7-vjeçare, për t’u tallur me njerëzit në këtë mënyrë.”- shkruante një tjetër.
Epo, duhet ta shohim vetë North-in duke pikturuar, që ta besojmë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/09/auto_Capture-7_11612891146.jpg)