Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar dhe rrallëherë shfaqen në publik. Jetën private janë përpjekur ta mbajnë sa më larg vëmendjes mediatike dhe po ashtu vogëlushët e tyre, London dhe Roman. Ndërkohë që me London jemi njohur përmes disa fotove, më të voglin e familjes nuk e kishim parë ende.
Mirëpo së fundmi Sara vendosi të thyejë rregullat e të publikojë foton e parë të Roman. Ajo ndau në Instagram një nga imazhet më të ëmbla, në të cilën shihet përkrah Ledionit dhe vogëlushit, duke e prezantuar kështu për herë të parë me botën.
Pas kësaj poze, ka qenë më e lehtë për Sarën të ndajë edhe të tjera imazhe të të birit, i cili po rritet dita-ditës.
Sot, trashëgimtarja nga e ka ëmbëlsuar ditën me një pozë të dashurueshme të Roman, i cili është një vogëlush kaq i ëmbël.
Ajo e ka kapur të birin teksa qëndronte i mbështetur mbi kraharorin e saj dhe dukej se po e shijonin shumë momentin nënë e bir.
Mesa duket, trashëgimtarja e “Top Channel” ka vendosur ta bëjë zemrën “gur” e të ndajë më shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente me të vegjëlit e saj.
Në muajin tetor i vogli i familjes Liço festoi 1-vjetorin e lindjes, për të cilën mami Sara dhe babi Ledioni u kujdesën që të ishte shumë speciale.