Klea Huta dhe Elgit Doda kanë një familje tepër të bukur dhe 7 muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi. Këto muaj dy prindërit e rinj kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me të voglin e tyre që iu ka ndryshuar jetën.
Ndonëse ndan shpesh postime të lezetshme me Kridin, Klea ende nuk na e ka zbuluar portretin e tij.
Më herët, Klea ka treguar se i vogli i saj ka nisur të hedhë hapat e parë dhe ky moment sigurisht që s’mund të shpëtonte pa u filmuar!
Në llogarinë e saj në Instagram, mami Klea ka ndarë foton e Kridit duke ecur vetë (sigurisht me ndihmë) në një qendër tregtare, ndërsa moderatoren s’e mban vendi nga gëzimi që djali i saj po rritet.
“Më lër të të dua edhe pak më shumë, para se të mos jesh më i vogël.”
Mirëpo, koha kalon kaq shpejt dhe Kridit tashmë i ka dalë edhe kici i parë.
Ndaj, mami Klea i ka dhënë një mesazh të birit që tashmë është bërë një djalë “i madh”.
“Përshëndetje Krid! Ti tani je bërë një djalë i madh, të ka dal kici që ti mamin po e kafshon. Tani je bërë një djalë i madh, nuk do bësh më gabime, do dëgjosh mamin kur t të flasë, nuk do ta kthesh fjalë e me radhë, e me radhë. More vesh? Se tani u bëre një goxha djalë.”- shprehet ajo.