Rona Nishliu ia ka lënë fëmijët në dorë bashkëshortit të saj dhe gjejeni çfarë i ka bërë ai Noas? Ka mbledhur një grusht me karfica dhe ja ka vendosur tek flokët të renditura pranë e pranë njëra-tjetrës.
“Modeli i flokëve të Noas e realizuar nga babi”, shkruan këngëtarja me shaka. Duket qartë sa shumë mundohen baballarët për të tilla gjëra dhe jemi të bindur që çdo nënë e kupton këtë foto të Ronës.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. Bardhyli erdhi në jetë para 1 viti, ndërsa vajza rreth një vit më herët.
Rona vazhdon të jetë mjaft diskrete kur vjen puna tek fotot e familjes apo detaje për ta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/09/auto_2-11-201x4001612899674.png)