Aktorja po garon në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Adriana Matoshi ka publikuar një fotografi me të cilën ka tërhequr simpatizantët e saj për ta votuar.
Ajo ka postuar një tufë me lule të kuqe, teksa i ka venë një mbishkrim interesant.
“Me 14 shkurt, unë jam Shën Valentini juaj 127”, ka shkruar aktorja derisa i ka venë edhe disa emotikona postimit.
Ndryshe, Adriana Matoshi po garon si deputete këtë vit nga radhët e partisë Lëvizja Vetëvendosje.