Kim Kardashian vazhdon të shijojë pushimet luksoze.
Momentet e bukura natyrisht se po i ndanë edhe me ndjekësit e saj.
Sapo ka publikuar fotografi me motrën e saj Kourtney Kardashian e cila për pak sekonda arriti të marrë mijëra pëlqime.
Blogeret e njohura kanë pozuar nga deti në bikini teksa edhe i kanë zbuluar asetet e tyre.
Kim dhe Kourtney, shihen të veshura në bikini derisa vëmendjen e marrin edhe linjat e tyre perfekte.
“Disi në këtë jetë të çmendur ne gjetëm njëri-tjetrin”, kanë qenë fjalët e Kim Kardashian në postim.


