“Jetojmë me frikë” – Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij në gjyq

Mediale Vip

“Jetojmë me frikë” – Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij në gjyq

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer janë përballur me kërcënime nga një person i cili i dërgon mesazhe vazhdimisht. Çifti e kanë dërguar çështjen në gjykatë pas mesazheve që Basak ka marrë. “Burri jot do të vdesë, nuk ka më shpresë”-ishin mesazhet në adresë të bashkëshortes së aktorit.

Personi është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg, por mesazhet kërcënuese kanë vazhduar, prandaj Kivanç dhe Basak janë detyruar t’i drejtohen sërish gjykatës.

Megjithatë gjykata refuzoi të shqyrtonte çështjen pasi nuk është vërtetuar ende që mesazhet janë dërguar nga i njëjti person.

Mediat turke shkruajnë se për shkak të kësaj situate, Kivanç dhe Basak po jetojnë me frikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat