Sindi ka mohuar pretendimet rreth ndarjes së tyre.
Seldi Qalliu dhe Sindi Cela vitin e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë.
Së fundi, dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami, duke mos lënë asnjë shenjë të lidhjes së tyre.
Kjo gjë nxiti thashetheme për një ndarje të mundshme të tyre, por këtë gjë e mohoi modelja me anë të një postimi në Instagram.
“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”, tha ajo.
Pretendimet për ndarjen e çiftit erdhën pak ditë pasi modelja u “sulmua” nga ndjekësit në komente, të cilët i thonin se Seldi i ndërron sikur çorapet.