Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se në ekranin e “Abc” ishin hapur audicionet për spektaklin e ri të humorit “Kosherja”.
Burime për Who zbulojnë se drejtimi i programit të humorit i është besuar aktorit Bes Kallaku dhe moderatores Jona Spahiu.
Regjia do të jetë nën drejtimin e Altin Bashës, i cili vetëm disa muaj më parë u largua nga “Portokalli” pas 17 vitesh.
Vetë “Abc” nuk ka zbuluar ende një datë se kur do të nisë ky projekt, ndonëse puna për të ka filluar tashmë.