Michelle Obama do ndajë me të gjithë botën anën e saj më fëminore
Prej 16 marsit ish- zonja e parë e SHBA-së do jetë pjesë e show-t “Waffles + Mochi” që do nisë transmetimin në Netflix.
Ky është një realizim televiziv shumë familjar që në qendër do ketë dy kukulla pellushi që gatuajnë dhe tregojnë ushqime nga e gjithë bota.
Michelle do të jetë zonja që zotëron supermarketin dhe do ndihmojë miqtë e ngushtë të gatuajnë.
Obama tregoi me një status në ‘Twitter’ se është shumë e lumtur për këtë projekt të ri.
