“Më zhvishnin dhe më shihnin kur bëja dush”, Paris Hilton nuk i mban lotët teksa kujton të shkuarën

Mediale Vip

“Më zhvishnin dhe më shihnin kur bëja dush”, Paris Hilton nuk i mban lotët teksa kujton të shkuarën

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:16
Paris Hilton

Këngëtarja e njohur ka folur për privatësinë e saj në publik.

39-vjeçaja me lot në sy  dëshmoi në Komitetin e Drejtësisë të Senatit Shtetëror të Utah, në lidhje me abuzimet që ka pësuar në shkollën “Provo Canyon School”, kur ishte 16 vjeçe.

Paris tregoi se ishte abuzuar mbi të fizikisht dhe psikologjikisht the tha se këtë kujtim të hidhur e tregoi në favor të projekt-ligjit nga ligjvënësit e shtetit amerikan, që bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë mbi qendrat e rehabilitimit të të rinjve.

Gjatë 20 viteve, jam ndjekur nga një makth i përsëritur: dy të panjohur më rrëmbejnë në mes të natës, më zhveshin për të më bërë presion dhe më pas më mbyllin në një ndërtesë. Unë do të doja të thosha që ishte thjesht një ëndërr e keqe, por nuk ishte e tillë”, rrëfeu Hillton.

Trashëgimtarja më e famshme, gjithashtu deklaroi se personeli i kolegjit e ka rrahur atë, e detyroi të merrte pilula të panjohura, e shikonin ndërsa bënte dush dhe e detyronin të qëndronte në izolim pa rroba si ndëshkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat