As Ardit Gjebrea nuk i shpëtoi infektim me Covid-19.
Në ditët kur numri i të sëmurëve po shtohet në mënyrë të frikshme edhe gazetari i dashur për publikun ka lajmëruar se ka dy ditë që është prekur nga virusi.
“Dita e dytë, pozitiv. Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përball koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, ka shkruar Arditi.
Për të gjithë ju që kishit merakun e emisionit të fundjavës, Arditi e dha një lajm të mirë.
Por se si do zhvillohet maratona e gjatë e transmetimit të këtij programi për dy javët e ardhshme nga shtëpia e gazetarit, na mbetet vetëm ta shohim.
